Tre makina dhe një zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin “Bërdice” të Shkodrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në pronën e shtetasit me iniciale L.P., 32 vjeç.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.