Pasditen e kësaj të premte ka rënë një zjarr në fshatin Hoshtimë, në njësinë administrative Qendër të Bashkisë Vlorë. 

Flakët, të cilat kanë përfshirë ferra dhe shkurre, rrezikojnë të përhapen më tej për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.