Një zjarr i madh pyjor që ka përfshirë zonën e Ores, pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës, ka djegur mbi 45 mijë hektarë tokë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet kritike.
Sipas raportimeve të huaja, qeveria rajonale të Aragonës ka bërë me dije se flakët kanë karakteristika komplekse dhe pritet të duhen disa ditë për t’i vënë nën kontroll dhe për të siguruar të gjithë perimetrin e zonës së prekur. Si masë sigurie, disa fshatra janë evakuuar dhe një sërë rrugësh janë mbyllur për të mbrojtur banorët teksa deri më tani nuk raportohen viktima.
Në një postim në X, Kryeministri Pedro Sanchez shpjegoi se po monitoron zhvillimin e zjarrit shumë nga afër, duke i nxitur qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Spanja përjetoi një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e saj moderne javën e kaluar, me 13 vdekje në një zjarr pyjor që shpërtheu në Andaluzi më 9 korrik dhe dogji 70,000 hektarë.
‼️ Evacuados cuatro pueblos en Zaragoza por el incendio declarado en Orés
— ABC.es (@abc_es) July 16, 2026
🔗 https://t.co/6RyOFlIXvx pic.twitter.com/HIaFuomfCF





