Një zjarr masiv ka përfshirë një fushë të grumbullimit të mbetjeve të ndryshme pranë zonës së Nish Tullës në Shkozet, duke shkaktuar ndotje të zonës.

Mësohet se 3 mjete të repartit të zjarrfikësve kanë arritur të vendosin situatën nën kontroll.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e zjarrvënies në sipërfaqen e mbushur me mbetje.