Këshilli Bashkiak i Tiranë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për familjet dhe individët e prekur nga zjarri i datës 14 prill 2026, që përfshiu një pallat pranë QSUT. Sipas projektvendimit, familjet do të marrin një ndihmë financiare mujore në vlerën 40 mijë lekë, e cila do të jepet deri në përfundimin e rikonstruktimit të banesave.
Vendimi parashikon që përfituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative ku janë të regjistruar, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokumente pronësie mbi banesën e dëmtuar, si dhe një deklaratë për vërtetësinë e të dhënave.
Gjithashtu bëhet me dije se, ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara. Në rastet kur konstatohet përfitim i padrejtë, do të nisin procedurat për kthimin e shumave të përfituara. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit do të raportojë çdo tre muaj pranë Këshillit Bashkiak për listën e përfituesve dhe ecurinë e zbatimit të këtij vendimi.





