Zjarri në Shpirag të Beratit është drejt shuarjes. Dhjetëra zjarrfikës kanë punuar gjatë natës për shuarjen e flakëve.

Në ndihmë të tyre ka pasur edhe banorë të zonës, gjithashtu erdhën edhe helikopterë.

Zjarri u përhap për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Momentalisht mbeten aktive vetëm disa vatra zjarri.