Një zjarr ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit.

Sipas banorëve të zonës, situata paraqitet e agravuar, ndërsa flakët kanë përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore. Temperaturat e larta, thatësira dhe prania e trungjeve të thata po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Zona e prekur është një masiv pyjor që vitet e fundit është shfrytëzuar me leje nga kompani private. Materiali i thatë i mbetur në terren po krijon kushte të favorshme për avancimin e flakëve dhe po vështirëson ndjeshëm punën e forcave që po ndërhyjnë.