Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Zvërnec. Sipas tij, sot në vendngjarje ndodhen dhjetëra efektivë policie, si edhe dhjetëra persona të paidentifikuar me automjete civile.

Sipas Myzyrajt, pranë hyrjes së zonës së rrethuar ndodheshin dhjetëra efektivë policie në gatishmëri, ndërsa në automjete civile qëndronin edhe persona të paidentifikuar.

“Zvërnec, një ditë pasi barbarët nën hundën e shtetit të dorëzuar para oligarkëve përdorën forcën fizike për të shtypur protestat në mbrojtje të natyrës tonë të përbashkët.

Dhjetëra forca të policisë qëndronin sot në gatishmëri pranë hyrjes së zonës së rrethuar ndërsa dhjetëra persona të paidentifikuar qëndronin nëpër makina civile. Disa persona po hiqnin telat me gjemba.”, shkruan kryetari i AGSH.

Screenshot