Një sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë sot u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë kësaj here vetëm socialistëve. Në turin e falënderimeve për ata që votuan PS-në në 14 maj, Rama tha se socialistët nuk duhet të lejojnë që “një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për partinë”.

Ndonëse nuk përmendi asnjë emër, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk zhbën punën që kjo qeveri ka bërë për të gjithë Shqipërinë.

“E pamundur që juve t’ua kthesh atë që ju jepni për PS, në hatër të njërit apo tjetrit që marrin një karrige dhe duken sikur zgjaten, edhe nëse në ndonjë derë ju del dikush që i ka dhënë një karrige dhe ju shikon nga lart poshtë, mos lejoni që këto t’i thyejnë zemrën për atë që keni bërë, se ajo që keni bërë, nëse nuk ka bërë diçka për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë, thonë që nuk ka rëndësi, por ka rëndësi se po të mos ishte vota juaj dhe Fieri nuk do ishte sot ky është që sot, po do ishte më keq se ai që ishte dje. E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”,-u shpreh Rama.

Sot gjykata la në burg Joana Duron, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë pasi mori ryshfet 330 mijë lekë që të ndërhynte për një tender.