BRUKSEL,14 gusht 2013– Zona euro ka dalë zyrtarisht nga recesioni përgjatë tremujorit të dytë të vitit me regjistrimin e një rritjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 0,3 për qind.
Kështu njoftoi sot Zyra Evropiane e Statistikave ''EUROSTAT'', me publikimin e raportit të parë vlerësues të këtij indikatori.
''Kjo është një performancë më e mirë se ajo që pritej, kur analistët fillimisht parashikonin një rritje të PBB-s me 0,2 për qind për periudhën prill-qershor, pas gjashtë tremujorësh radhazi rënieje që korrespondonte me fazën më të gjatë të recesionit në historinë e eurozonës'', theksuan burime nga EUROSTAT.
GJERMANI
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë regjistroi një rritje deri në 0,7 për qind përgjatë tremujorit të dytë të 2013-s, sipas shifrave paraprake të publikuara sot.
"Ekonomia qëndroi në stanjacion gjatë tremujorit të parë", theksoi Zyra Federale e Statistikave, Destatis dhe nuk u rrit me 0,1 për qind siç ishte njoftuar më parë.
"Tregtia ka kontribuar gjithashtu në rritjen ekonomike", sipas Destatis, që shtoi se eksportet kanë avancuar më tepër se importet.
Shifrat e detajuara pritet të publikohen më 23 gusht.
FRANCE
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Francës regjistroi një rritje deri në 0,5 për qind përgjatë tremujorit të dytë të 2013-s.
Zyrtarisht Eurozona del nga recesioni
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dy persona morën plagë në kokë pas sherrit për zhurmat e fëmijëve, arrestohen dy vëllezërit
Përmbytja dhe rrëshqitja masive në Nepal, rëndohet bilanci nga katastrofa, rreth 750 të vdekur dhe mijëra të zhdukur
Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë me fëmijën e tyre në të njëjtin shtrat
Vodhi Audin Q5, italiani përplaset me disa makina gjatë arratisjes, arrestohet nga policia! Një efektiv mbeti i plagosur





