Drejtoresha e re e Spitalit Rajonal Durrës do të jetë Pamela Bardhaj. Pas më shumë se një muaji, që spitali i Durrësit nuk kishte titullar, sepse ish-drejtoresha Nadire Jani doli në pension, posti i saj tashmë do të mbahet nga Bardhaj.

“DurrësLajm” njoftoi që në mes të janarit se drejtoresha e re e spitalit pritej të ishte Pamela Bardhaj, anëtare e Këshillit Bashkiak Durrës dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të Buxhetit dhe Financave në KB.

Bardhaj, një ekonomiste në profesion, prej vitesh ishte e angazhuar në sektorin privat, ku punonte si administratore e kompanisë së trageteve Duni Port Agency.