Është zyrtarizuar kandidati, me të cilin Partia Demokratike e Lulzim Bashës dega Durrës do të kandidojë për zgjedhjet e parakohshme lokale të 6 marsit.
Ashtu sikundër “DurrësLajm” e bëri të ditur që më 20 janar, Luan Hoti është emri i propozuar nga demokratët e Durrësit.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës.