"Report Tv" zbardh komunikimet në WhatsApp mes biznesmenit Lefter Sota dhe njërit prej aksionarëve të KURUM, Korai Kurum për porositjen e hekurit. Gjithash "Report Tv" zbardh edhe bisedat mes Orest Sotës dhe babait të tij, Lefter Sotës para arrestimit. Në datë 21 shtator, biznesmeni Lefter Sota i shkruan Korai Kurum, ndërsa në datë 24 tetor ky i fundit i dërgon numrin e telefonit të Jusuf Kurum.

Më pas në 29 tetor, Lefter Sota pyet të birin, Orestin se ku ndodhet dhe se duhet t’i shkonte në zyrë. Në një tjetër komunikim, ai i jep djalit të tij numrin e telefonit të Jusuf Kurum që mori nga Korai dhe i kërkon që të shkojë te Kurum.

Biseda e fundit mes biznesmenit Sota dhe djalit të tij është në datë 29 tetor, kur ky i fundit e njofton se është kapur nga policia. Avokati Fatmir Braka deklaroi sot se këto biseda janë prova, që shuma prej 863 mijë eurosh ka qenë për Kurum për hekur. 

Bisedat në 'WhatsApp'

Datë 21 shtator

Lefter Sota: 
Korai mirëmëngjes. Më tel apo ike me pushime? Duhet të flasim pak. Korai të desha pak

Korai Kurum i ka dërguar një materiale me file. (Elektrod Standardi)

Lefter Sota: Ok

Datë 24 tetor

Lefter Sota: Jam te çokollata

Korai Kurum i dërgon një numër telefoni (Jusuf Kurum)

Data 29 tetor

Lefter Sota: Ba si je ku je po vjen?

Orest Sota: Po, ku je ti në zyrë

Lefter Sota: Po Shko në Metarlugji (I dërgon numrin e telefonit të Jusufit që mori nga Korai)

Orest Sota: Ok

Lefter Sota: Ba…

Orest Sota: Më ka kap policia

mesazhet krumum sota

mesazhet krumum sota