Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës, të mbajtur pasditen e së martës, këshilltarët miratuan krahas pikave të tjera të rendit të ditës, edhe miratimin e dhënies së titullit “Qytetar nderi” për dy shtetas arabë, Abdullah Mohammed A. Alkhoëaiter dhe Hasan M.M. Alattas.

Dy shtetasit arabë janë nderuar me këtë titull të rëndësishëm me motivacionin: “Me rolin e tij personal dhe sipërfaqësues i Fondit Saudit të Zhvillimit, ka lënë gjurmë në fytyrën e sotme të Durrësit dhe arterieve të tij në procesin aq të rëndësishëm të urbanizimit, duke fituar nderimin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve durrsak dhe të përfaqësuesve të tij”.