Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka reaguar ashpër në seancën e sotme që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas pretendimit se ajo ka fshehur pasurinë dhe nuk justifikon blerjen e një apartamenti.

Xhoxhaj rrëzoi poshtë pretendimet e KPK-së se ka fshehur pasurinë, teksa tha se gjithçka është e ligjshme.

"Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme. Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Më keni ngarkuar barrë prova duke mosnjohur mirë ligjin për pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim në detyrë pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Se njihni ligjin."