Disa vjedhje të ndryshme janë regjistruar në Durrës brenda 24 orëve, ku pre e hajdutëve kanë rënë banesa e subjekte private biznesi.

Policia njofton se është vjedhur dyqani i një kompanie private në lagjen 12 dhe një banesë në lagjen 5; ndërsa një vajzë është kapur në tentativë për të vjedhur në një dyqan kozmetikesh. Po ashtu, një makinë që ishte lëshuar me qira nuk i është kthyer pronarit të tij, ndërsa një 35-vjeçar është mashtruar nga një 31-vjeçar që i ka marrë një amplifikator dhe nuk ia ka kthyer më.

PESË RASTET:

1. Më datë 23.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 12, është vjedhur dyqani i një kompanie private me menaxher shtetasin E.H, vjeç 34, banues në Tiranë, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

2. Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen SH.H, vjeç 21, banuese në Shijak, pasi në lagjen nr. 4 Durrës, u kap duke tentuar të vjedhë disa produkte kozmetike ne dyqan me administrator shtetasin Sh.M, vjeç 30, banues në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

3. Më datë 23.04.2018, në lagjen nr.5, është konstatuar vjedhja e banesës në pronësi të shtetasit M.K vjeç 63, ku kanë marrë disa sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.Sh, vjeç 31, banues në Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë 1 amplifikator shtetasit G.Sh, vjeç 35, banues në Durrës, të cilën nuk ia ka kthyer. Punohet për kapjen e D.Sh. Neni 143 i Kodit Penal

5. Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.Ç, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi më datë 17.04.2018, shtetasit K.Ç, vjeç 38, banues në Durrës, i ka marrë një makinë me qira për t’ia kthyer më datë 19.04.2018, por nuk e ka kthyer. Punohet për shoqërimin e K.Ç. Neni 143 i Kodit Penal.