Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ledri Vula,  ishte i ftuari special në natën finale të “Big Brother VIP Albania 3”.

Ai perfomoi në skenën e spektaklit, shoqëruar me një performancë bashkë me dhjetëra modele.

Në fund të këngës, moderatori Ledjon Liço ‘ngacmoi’ artistin, për ndarjen e përfolur me Sara Hoxhën.

Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca në skenë”, e  pyeti moderatori, ndërkohë që Ledri u përgjigj me batutë: “Patjetër”.

Vazhdimisht në rrjetet dhe mediat sociale, është folur për një ndarje të mundshme mes çiftit, por vetë Sara dhe Ledri nuk kanë reaguar zyrtarisht.