Policia e Shtetit i lë një “dhuratë” në makinë shoferëve (VIDEO)

Postuar: 14/06/2018 - 18:29

   Policia e Shtetit në Tiranë ka kryer këtë të enjte një fushatë sensibilizuese duke lënë në dhjetëra makina një broshurë me qëllim përcjelljen e një mesazhi që mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Broshura është shpërndarë në rrugët kryesore të Tiranës dhe ka një mesazh kundër konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të makinës.

Për më tepër shikoni njoftimin dhe videon:

Policia Rrugore e Tiranës mesazh shoferëve: Mos konsumoni alkool nëse jeni në timon.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivët e policisë së Tiranës u kanë shpërndarë drejtuesve të automjeteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, broshura sensibilizuese me qëllim përcjelljen e mesazheve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Erion Ahmeti gjatë një prononcimi është shprehur:

"Përveç masave represive që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka ndërmarrë gjatë gjithë kohës, sidomos fundjavave për ndëshkimin e atyre kundravajtjeve që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e shtetasve, siç është përdorimi i alkoolit ose ecja me shpejtësi, gjatë gjithë ditës së sotme është zhvilluar edhe një fushatë sensibilizuese me drejtuesit e mjeteve, jo vetëm për ata që janë drejtues mjetesh, banorë të Republikës të Shqipërisë, por edhe ata që vijnë nga shtetet e tjera për të kryer pushimet.

Në lidhje me sensibilizimin dhe me parandalimin e ngjarjeve rrugore, janë shpërndarë fletëpalosje në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore, jo vetëm Policia Rrugore, për një sensibilizim më të qartë të drejtuesve të mjeteve gjatë sezonit turistik.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, për shkak të këtyre masave represive të marra gjatë gjithë kohës, ka bërë të mundur uljen e një numri të konsiderueshëm të ngjarjeve rrugore me pasojë jetën e shtetasve, por edhe atyre me dëme materiale".

Thuaji JO alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, për një udhëtim sa më të sigurt.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje nga Durrësi prej gjashtë anëtarësh, dy prindërit dhe katër fëmijët e mitur, kanë shpëtuar për mrekulli këtë të premte, pasi m

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të lënduar lehtë, pasi makina tip “Volvo” me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qëndrore dhe në zonat jugore.

   Kohët e fundit dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë kanë miratuar një marrëveshje, sipas së cilës të dy palët njohin patentat e zakons

   Mbi territorin e Shqipërisë reshjet do të vijojnë sot dhe nesër!

   Reforma në Drejtësi dhe konkretisht, procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka bërë që dy gjykatat më të rëndë

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi i ra sipër një bombol.

   Krahas Planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rru

Pas ngjarjes së rëndë ku 42-vjeçarja Rudina Kishta, i vendosi flakën banesës së saj në Fier dhe më tentoi të mbyste vajzat binjake, janë