Përqafoi këngëtarin, arrestohet gruaja

Postuar: 14/07/2018 - 22:15

Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar pasi vrapoi në skenë për të përqafuar një këngëtar gjatë koncertit. Majid al-Mohandis po performonte në një festival në qytetin perëndimor të Taifit, kur gruaja shkoi në skenë.

Videot e postuara në internet treguan momentin kur gruaja po përqafonte këngëtarin ndërsa stafi i sigurisë u përpoq ta ndalonte.

Femrat në Arabinë Saudite nuk lejohen të prekin në publik meshkujt me të cilët ata nuk kanë asnjë lidhje.

Mohandis nuk ka komentuar mbi incidentin. Këngëtari i lindur në Irak, i cili ka gjithashtu shtetësi saudite, vazhdoi të performonte pas incidentit.

Një prokuror publik tani do të shqyrtojë akuzat për ngacmim, tha policia për Okazin, një gazetë saudite dhe agjencinë e lajmeve Efe.

Vendi ka ligje të forta morale lidhur me ndalimin e alkoolit, veshjen dhe ndarjen gjinore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, ka rekomanduar par

   43 të vdekur është bilanci përfundimtar i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.

   Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga gërmadhat e urës Morandi, e cila u shemb në 14 Gusht në Xhenova të Itali

   Ish-kreu i OKB-së Kofi Anan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga BBC.

   Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka rënë në verilindje të qytetit indonezian të Rabit në ishullin Sumbawa.

   Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për 18 nga 41 viktimat e tragjedisë së 14 Gushtit në Xhenova.

   Rumania do të hetojë lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve një javë më parë.

   Rritet bilanci i tragjedise ne Xhenova. Mengjesin e sotem mediat italiane raportojne se numri i viktimave ka arritur ne 41.

   Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

   Një gjykatë turke hodhi poshtë të premten një kërkesë për të liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, arrestimi i të cilit ka shkaktua