Një mbikalim për kalimtarët është shembur në Majami, SHBA, duke shtypur disa automjete që ishin duke lëvizur poshtë objektit.

Sipas raportimeve të medieve lokale, disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të plagosur.

5 persona janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Fatmirësisht studentët ishin në sezonin e pushimeve të pranverës dhe në mbikalim nuk kishte asnjë person në rastin e shembjes.