Pasi Trump i ka prezantuar si njerëz agresivë që mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore, "CNN" ka dërguar në Mal të Zi gazetarin me përvojë nga zonat e luftës, Nick Paton Walsh, i cili në plazhet e bukura malazeze ka folur me kamarierë dhe turistë, vajza bukuroshe duke e ironizuar Trumpin.

Gazetari ka pyetur një kamarier: "A jeni agresivë", "Nuk e di, a po ju dukem i tillë," përgjigjet ai.

Ndërkohë gazetari ka pyetur edhe kryediplomatin Srdan Darmanovic nëse ajo çfarë ka thënë Trump është pikërisht çfarë rusët kanë dashur të dëgjojnë.

"Ndoshta, kjo ishte një muzikë për veshët e tyre, por pavarësisht kësaj ne nuk po ndihemi më pak të sigurt" ka thënë ai.