Aktorët njëzëri: Olta Gixhari e mbivlerësuar!

Postuar: 14/01/2018 - 11:16

   Lojërat në “Shiko kush luan”, mesa duket, nuk janë edhe aq të lehta për t’u kaluar.

Luana ka vendosur në siklet Delinda Zhupën, aktoren e spektaklit të humorit Portokalli e cila ishte përballë aktorit Genti Hazizi. 

Të pyetur për rolet, filmat apo teatrot ku ata kanë qenë aktorë dhe nuk u ka pëlqyer vetja, ata nuk kanë denjuar të përgjigjen drejt për drejt. 

Genti flet për një rol në një film me metrazh të shkurtër të cilit nuk ia mban mend as emrin, ndërsa Delinda flet për një rol kryesor në një teatër të titulluar “Testamenti i Ri.” “Genti duhet të rregullojë artikulimin që u bën fjalëve.” – tha Delinda e pyetur se çfarë duhet të rregullojë Genti si aktor. Ndërsa Genti mendon se Delinda ndonjë herë luan më shumë se sa duhet dhe shpesh bërtet shumë.

Por pyetja më sikletuese ishte ajo se kush personazh është më i vlerësuar se sa duhet. E çuditshme ishte se të dy pjesëmarrësit, si Delinda si dhe Genti, edhe pse miq me të, u shprehen se ky personazh është Olta Gixhari. Mbetemi në pritje nëse Olta ka diçka për të thënë për këtë çështje./Class

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Dy yjet e muzikës botërore, Rita Ora e Dua Lipa kanë shkëlqyer në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Brit Awards, ngjarje kjo që po m

   Dua Lipa ka rrëmbyer dy çmime në Brit Awards.

“Artistja më e mirë debutuese” është çmimi i dytë që Dua Lipa rrëmbeu sonte.

   Aktorja e Hollywoodit Angelina Jolie është shfaqur mjaft e dobësuar në ceremoninë e çmimeve Bafta në Londër.

Këngëtarja Rita Ora është një ndër krenaritë e të gjithë shqiptarëve për suksesin dhe famën që ka arritur në mbarë botën.

Menjëherë pas martesës së këngëtares shqiptare Adelina Tahiri me një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni, është aluduar se është shtatz

Aktori i njohur Albano Bogdo është një ndër personazhet i cili jetën e tij private e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.

Alban Skënderaj, një ndër këngëtarët më të dashur për të gjithë brezat në Shqipëri, ka një repertor lehtësisht të identifikueshëm dhe nje

Moderatorja Marina Vjollca ka publikuar pak minuta më parë një video në “Instastorie”, ku tregon edhe ambientet e shtëpisë së saj, një du

Kthehet në mollë sherri mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe gazetares Dalina Buzi, fotoja që publikoi një ditë më parë nusja e nipit të En