Javën e kaluar Beatrice Luzzi, aktorja italiane dhe mikeshë e Heidit i bëri një surprizë banores së BB VIP dhe nuk ngurroi të tregonte se Massimiliano Varrese me të cilin Heidi ka patur një flirt në GF i ka mbajtur vajzat në presion.

Heidi është përpjekur të flasë sa më pak për të, por mesa duket e shkuara dhe historia e saj në Grande Fratello do ta përndjekë edhe brenda shtëpisë së Big Brother Albania.

Pas një veprimi të fundit të Massimilianos, hidhen dyshime se mes tij dhe Heidit do të ketë një përballje. Italiani ka filluar të ndjekë në Instagram faqen e Top Channel dhe një nga autoret e BB, Lorina Mixhën.

Ky veprimin nuk duket aspak i rastësishëm, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.