Ditën e dytë të pushimeve, Ramush Haradinaj bashkë me vëllanë e tij Dautin, e kanë kaluar në pishinë.

Kryeministri dhe deputeti po e kalojnë mirë këtë ditë me vapë duke u freskuar në njërën prej pishinave në kryeqytet.

Sigurisht që prezenca e tyre në një ambient publik nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e duhur, aq më tëpër kur ata janë parë me rroba plazhi, shkruan Magazina.al.

Gazetari Fatos Dili ka publikuar në Facebook foton “me kryeminstrin dhe gjeneralin”. E veçanta është se në foto vërehen muskujt e kryeministrit, të cilët po i mban në formë përkundër angazhimeve në politikë.