Gazetari dhe opinionisti Olti Curri është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, i cili tërheq gjithmonë vëmendjen me komentet e tij dhe thumbat që bën shpeshherë për VIP-at shqiptarë.

Së fundmi, blogeri durrsak është kapur keq me reperin shqiptar Fero. Pak ditë më parë, Fero publikoi këngën e tij më të re që quhet “Vi vet”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Por si në çdo këngë tjetër të tij, edhe këtu mbizotëron fjalori i pistë dhe disset e shumta. Duke marrë shkas nga kjo, Olti bëri një status në faqen e tij në Facebook, ku është tallur keq me Feron dhe e ka quajtur atë një çerr.

“Po kur bo dhe ky çerri si përdhunues serial nuk di…! Ik re dreq mbaro bukën me çokokrem që ta ka lënë mami sipër tavolinës gati…”, ka shkruar Olti bashkangjitur këngës së Feros.