Një 48-vjeçe shqiptare është arrestuar më 20 korrik pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë.

Sipas mediave greke, lënda narkotike u gjet në një vazo qelqi që përmbante oriz në një thellësi prej 55 cm. Policia bastisti shtëpinë e shqiptares dhe e raportoi si pjesë e një bande për shpërndarjen e srogës që vepronte në kampet e romëve në zonat Aghia Sotira dhe Avliza Menidi.

Banda pësoi një "rënie fatale" në fund të qershorit kur 24 anëtarë nga mosha 20-71 vjeç u arrestuan, shkruajnë mediat greke.