Pesë vizitorë nga Tirana udhëtuan drejt malit të Tomorit për të kaluar fundjavën, por jo gjithçka shkoi siç e kishin menduar.

Teksa udhëtonin me një mjet, makina u ka pësuar difekt shumë larg qendrave të banuara dhe rrezikonin të kalonin natën në qiell të hapur.

Në orët e pasdites ata kërkuan ndërhyrje nga ajri. Në ndihmë të tyre u nis një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili dhe evakuimin e tyre.

Rreth orës 20:00 helikopteri u ul në Bazen Ajrore te Farkes ne Tirane. Të pesë personat mësohet se janë në gjendje te mire shendetesore.