Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 34-vjeçareje dhe një 69-vjeçari si dhe plagosjen e një të mituri, ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Mali i Robit në Kavajë.

Nusja Edlira Pisku dhe vjehrri Xhemil Pisku së bashku me djalin e vogël 8-vjeçar, po prisnin në stacion për tu nisur për në Berat, vendin e tyre të origjinës kur janë goditur nga autmojeti i cili drejtohej nga 30-vjeçarja e ndaluar nga policia.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.