Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar pasi ka aksidentuar një këmbësor të mitur.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur ditën djeshme në zonën e Arapes.

I arrestuari, shtetasi V.S., vjeç 56, banues në Arapaj duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësoren e mitur S.S., vjeç 10.

Për pasojë e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ngarkim të drejtuesit të mjetit rëndon akuza e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" sipas nenit 290/2 i  Kodit Penal.