Policia ka nisur hetimet ndaj një personi në Durrës, aksioner në një shoqëri private, pasi është gjetur i braktisur një mjet që i përket atij, por që rezulton i vjedhur.

“Më datë 17.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H., vjeç 42 banues në Durrës, aksioner në një shoqëri private, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, është gjetur i braktisur mjeti tip ‘Skoda’”, njofton policia.

Më tej, në njoftimin e bluve thuhet se makina u bllokua në cilësinë e provës materiale, pasi rezulton e vjedhur në Çeki.

Seksioni për trafikun e paligjshëm ka nisur punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.