Bie në kontakt me korentin dhe gjen vdekjen.
Një grua e moshës 50 vjeçe e identifikuar si Zoje Ymeraj, banuese në fshatin Hamallaj të Durrësit, ka gjetur vdekjen në këtë mënyrë një ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, teksa gruaja ka rënë në korent nga pakujdesia, informon policia.
Policia i referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.