Shpërthimi me eksploziv që ndodhi në Tiranë gjatë orëve të natës, në katin e parë të një pallati që ishte përshtatur si dyqan, i përket si pronë shtetases Drita Lulo.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ymer Kurti” rreth orës 02.00 të natës.

Emri i Drita Lulos doli në media disa javë më parë gjatë Vetingut të vëllait të saj, gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo. Ai pretendoi se e motra, pikërisht Drita Lulo, i kishte dhënë borxh një shumë prej 480 mijë dollarësh. 

Drita Lulo rezulton të jetë një sipërmarrëse e suksesshme me profesion inxhiniere, që ka në pronësi të saj si aksionere, plot 4 kompani të cilat lidhen me investimet në fushën e hidrocentraleve dhe marrjen me koncension të tyre.