Autoritetet britanike kanë shpallur në kërkim dy shqiptarë të akuzuar për trafik armësh dhe për trafik droge.

Bëhet fjalë për shtetasit Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, të dy 20-vjeçarë.

Sipas medieve britanike, Dema e Fizlaj ishin lënë të lirë me kusht nga gjykata, por në përfundim të hetimeve janë shpallur në kërkim.

Ata u arrestuan në dhjetor 2016, në një operacion të koordinuar të udhëhequr nga Shërbimet e Inteligjencës nga Njësia e Krimit dhe detektivë nga Policia e Sussex-it.

Policia në Britaninë e Madhe është vënë tashmë në kërkim të dy të rinjve shqiptarë.