Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Casoli të Italisë, nën akuzën e tentativës së vrasjes së një bashkatdhetari, rreth një muaj më parë, në datë 13 shkurt

Në pranga është vënë Buljan Hakani, i cili ka plagosur me thikë 34-vjeçarin shqiptar A.C., në gjoks, krahë e këmbë, pranë një lokali, raportojnë mediet e vendit fqinjë.

Dy shqiptarët, të cilët kishin konsumuar alkool më herët, nisën një debat verbal që degjeneroi më pas në plagosjen e njërit prej tyre.