Policia në pikën kufitare Tre Urat ka arrestuar një 42-vjeçar nga Gjermania, pasi mbante lëndë narkotike.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe furgoni që drejtonte i arrestuari.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin gjerman D. J., 42 vjeç.

Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.