Një oficer policie i dha fund jetës me armën e shërbimit duke tronditur të gjithë komisariatin e Fierit

Viktima Kastriot Fafa, 46 vjeç, sapo kishte mbaruar shërbimin, kur kishte ndërmarrë aktin ekstrem, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit kishte mbi 20 vite në radhët e policisë, ndërsa ishte i martuar dhe baba i dy djemve.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia po vijon hetimet.