Një 80-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia 3 ditë më parë, është gjetur i vdekur nga gruaja e tij.

Policia e Dibrës njofton se ka marrë një telefonatë nga gruaja e 80-vjeçarit V.S., e cila e ka gjetur bashkëshortin në kanalin e ujërave vaditës, në fshatin Vajkal.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 21.03.2018, rreth orës 17:30, salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga shtetasja F.S, 64 vjeçe, banuese në Bulqize, se në vendin e quajtur “Gurët e Skëndërbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V.S, 80 vjeç. 

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë keqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Shtetasi V.S, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për "Largim nga Banesa", pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasja F.S, ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V.S, është larguar nga banesa me datë 17.03.2018, dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si ngjarje aksidentale.