I shkrumbojnë makinën dhe i hedhin 2 granata në oborr

Postuar: 12/01/2018 - 09:17

Policia e Durrësit njofton se një personi nëFushë-Krujë i kanë djegur makinën dhe i kanë hedhur granatë në oborrin e shtëpisë.

Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht. Ndërsa në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Antieksploziv.

Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Policia italiane ka vënë në pranga ditën djeshme dy shqiptarë dhe një italian, pasi janë kapur duke transportuar drogë.

   Largimi nga puna i një familjari të tij duket se është pritur mjaft keq nga një i ri nga Shijaku.

   Emrat e tyre nuk ishin të panjohur për policinë, pasi edhe më parë ata ishin proceduar penalisht, madje edhe janë dënuar për veprat pe

   Fiksimi me një vajze që e pëlqen e ka futur në telashe një 26-vjeçar nga Durrësi.

   Shpërthimi i radhës në një biznes është shënuar në Kaninë të Vlorë rreth mesnatës së të dielës.

   Ka nisur procedimi penal nga policia e Kavajës për një 31-vjeçar, i cili një ditë më parë ka shkaktuar një aksident.

Një aksident ku kanë mbetur të lënduar dy të rinj nga Durrësi ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Perlat të Sukthit.

Gjykata e Apelit e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”për ish-zyrtarët e lartë të akuzuar për shpërdorimin e fondi

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në rrugën kryesore pranë Universitetit të Sporteve.

Një dëshmitar e pa atë duke ecur përgjatë binarëve me një kapuç të errët mbi kokën e saj.