Policia ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi E.K., 30 vjeç, banues në Durrës, është ndaluar nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll.

Mësohet se 30-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 375 datë 20.07.2017.

Ky shtetas është dënuar me 9 muaj burg për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.