Një drejtues motori ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, pasi u përfshi në një aksident një ditë më parë.

Shtetasi me iniciale M.K., i moshës 59 vjeç, ishte duke drejtuar motorin tip “Suzuki” pa targë dhe pa patentë, kur është përplasur me një mjet tip “Peugeot”, që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale A.B.

Policia thotë se aksidenti ndodhi në lagjen nr. 15, ndërsa uniformat blu vunë menjëherë në pranga të riun.

Si i plagosuri, ashtu edhe i arrestuari janë banues në Durrës.

Për 59-vjeçarin raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë.