Mori kredi në bankë, zhduket në Laç i riu që shiste perde, apeli i familjarëve

Postuar: 06/05/2018 - 18:35

“Në daç vdekje, në daç gjallë, unë dua çunin”.

Ky është apeli i nënës së 30-vjeçarit Fation Fejzillari, i cili rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. I riu nga Peqini është parë për herë të fundit pasditen e 29 Prillit në qytetin e Laçit. Aty kishte shkuar me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Dy miqtë, pasi ishin ndarë me njëri-tjetrin, nuk u takuan më pas pune.

E ëma e 30-vjeçarit, zonja Fatime Fejzillari tregon momentet e parë kur mësoi se djali i saj është zhdukur.

“Ka ardhur haberi në orën 09:00 të mëngjesit, më ka prurë xhaja i Aleksandrit. Edhe më telefonoi. Ku është Fatjoni? Është në Shkodër-Lezhë i thashë. Mirë tha dhe e mbylli telefonin. Mori pas dy minutave dhe më tha merre nusen tënde në telefon se mos ka shkuar Fatjoni në Tiranë, mos ka pasur gocën pa qejf dhe ka ikur, se Aleksandri është vetëm në Laç se nuk gjendet Fatjoni. Mora nusen në telefon. Nuk ka ardhur tha. Nusen e kam këtu në Valias. Nuk kishte shkuar çuni atje. Lekë nuk kam pasur, kam marrë borxh te komshinjtë, jam nisur urgjentisht.

Mora taksi, ika direkt në Laç. Kontaktova me shefin, më tha mos u mërzit se ne jemi në kërkim. Kemi pritur deri në orën 16:00, kam marrë të shtatë çunat që ishin me mua dhe kemi kërkuar gjithë gërmadhat e uzinës së Laçit, nuk e gjetëm. Deri në orën 23:00 kemi bërë kërkim. I rashë telefonat, kanë shkuar 13 zile. Mbaroi telefoni në orën 09:00 të mëngjesit të 30 Prillit. Ka shkuar burri në Tiranë, është takuar me drejtorin Ardi Veliu. Ai i kishte marrë gjithë të dhënat”, shprehet e ëma.

Ajo dyshon që djalin e saj ta kenë rrëmbyer, pasi me vete kishte 2 milionë e 600 mijë Lekë të vjetra. Apeli i saj i drejtohet shtetit, të cilit i kërkon ndihmë për të gjetur djalin.

“Unë dyshoj se çunin ma kanë marrë. Unë kërkoj djalin, daç vdekje në daç gjallë unë dua çunin. I lutem shumë qeverisë, unë desha çunin në shtëpi. Çuni nuk ka patur asnjë sherr. Unë dyshoj ma kanë marrë çunin në Laç. O ma kanë futur në pus, o ma kanë groposur në dhe. Unë vetëm çunin desha në shtëpi. Çuni kur mori kredinë kishte 1.7 milionë për të kthyer te banka, mori makinën 1.7 milionë lekë, të tjerat i mori mall”.

Aleksandër Fadili, shoku i Fationit, ishte personi i parë që ngriti alarmin e zhdukjes së 30-vjeçarit. Dy të rinjtë kanë qenë bashkë në Laç për të shitur perde dhe çarçafë. Ai thotë se gjysma e shumës së parave prej 2.6 milionë Lekë që kishte Fatjoni me vete, i përkisnin atij. Në orën 6 të pasdites, tregon Aleksandri, ndaluan në Laç dhe aty u ndanë për të shitur secili mallin e vet. Pas pune do të takoheshin sërish bashkë tek makina e tyre për t’u kthyer drejt Peqinit. Por, 30-vjeçari Fejzillari nuk u shfaq. Fatjoni i telefonoi disa herë, sikurse thotë dhe ai, por pavarësisht se zilja binte, askush nuk përgjigjej. Ai thotë kërkoi për shokun gjatë gjithë natës dhe në mëngjes bëri denoncim në polici.

Aleksandër Fadili: “Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit. Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit. Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00.  Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më. Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fatjonin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.

Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policinë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare. Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë”.

Kurse i ati i Fation Fejzillarit sqaron se djali i tij kishte marrë një kredi bankare prej 5 milionë Lekësh të vjetra përpara se të nisej me Aleksandrin për të shitur mallin.

“Para se të ikte për të shitur andej, mori një kredi bankare. Më tha, baba unë po marr një kredi bankare prej 5 milionësh Lekë të vjetra. Do marr makinë tha, do marr mall dhe do iki të punojmë të shesim. Mori furnizimin në Tiranë dhe në Elbasan në datë 26 Prill. Nga aty kanë shkuar në Peqin me qep mallin. Ne e kemi marrë vesh të nesërmen më datë 30. Ishte gruaja përjashtë. I thashë moj grua çfarë ke pse je mërzitur. Unë isha në pazar. Jam mërzitur tha se më kanë marrë në telefon që Fatjoni nuk gjendet. Nga ana aty, mori gruaja para borxh shkuam direkt në Laç. Atje në Laç kapëm djalin, Sandrin. Si është puna? Fatjonin tha e kam kërkuar gjithë natën, në mëngjes e kam denoncuar”.

Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë shenjë të Fationit. Policia e Kurbinit e ka regjistruar procedimin penal më 30 Prill, sikurse tha edhe shoku i 30-vjeçarit, dhe kërkimet po vazhdojnë ende.

“Më datë 30.04.2018, shtetasi A.F., vjeç 30, banues  në Peqin, kallëzon se më datë 29.04.2018, në hyrje të qytetit të Laçit, ka qenë duke shitur rroba së bashku me shokun e tij F.F., vjeç 30, banues në Peqin, ku ka humbur kontaktet dhe nuk e di vendndodhjen e tij. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Familja e Fation Fajzillarit kërkon ndihmën e policisë dhe të qytetarëve, që të njoftojnë nëse kanë dijeni apo nëse kanë parë djalin e saj. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa ka humbur jetën Behar Malka, 48 vjeç (në

   Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Gjirokastër – Tepelenë.

   Gjatë së dielës, policia e Durrësit ka vënë në pranga në flagrancë dy të rinj, të cilët kanë rezultuar të dehur, në momentin e kontrol

   Rrahja e dhëndrit i ka kushtuar prangat një banori të Durrësit.

   Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në së rrethit të Postdam në Gjermani, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande grabitësish me sht

   Gjykata e Korfuzit ka vendosur këtë të hënë (20 gusht) të lërë në burg biznesmenin lushnjar Edmond Bego, deri në pritje të kërkesës pë

Një shtetase angleze e quajtur Paige Smith tentoi të vetëvritej vitin e kaluar pasi të fejuarit të saj shqiptar, Fation Ballmi, i mohuan

Bie zjarri te dy kullat binjake në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Ka dalë ekspertiza për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e 21 prillit të këtij viti, ku një sasi eksplozivi shpërthe

Dy shqiptarë bashkëmoshatarë 28-vjeçarë janë arrestuar nga policia italiane për kultivim të lëndëve narkotike.