Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Elbasan. Mësohet se një ngjarja në fjalë ka ndodhur tek turizmi i vjetër, në një pikë llotoje, në rrugën ‘Beqir Dardha’.

I plagosuri, një djalë i ri, është paraqitur në Kirurgjinë e Spitalit të Elbasanit me një plagë në këmbë. Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes. /BW