Të dielën, një sherr mes një 24-vjeçari dhe një 42-vjeçari ka degjeneruar në përplasje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në mes të Durrësit, në lagjen nr.3.

Si pasojë e grushteve, 42-vjeçari O.B. ka mbetur i plagosur lehtë, ndërkohë që dhunuesi 24-vjeçar, shtetasi B.R. ka kaluar për procedim penal.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri banal.