Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me inicialet E.J ka ndërruar jetë në banesën e tij në fshatin Rrëmbec (Korçë), ndërsa familjarët kanë dëshmuar për policinë se 39 vjeçari vuante nga zemra.

Policia ndërkohë ka filluar menjëherë nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.