Një shqiptar është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Itali.

Arrestimi i shqiptarit ka ndodhur, pasi ai ka dhunuar gruan e tij. Media italiane raportojnë se kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas kanë njoftuar policinë.

Kur policia ka shkuar në shtëpinë e tij, e kanë gjetur duke rrahur dhe kërcënuar gruan.

Siç bëhet me dije, gruaja, nënë e dy fëmijëve, prej vitesh rrihej dhe dhunohej nga burri i saj shqiptar,

Ata banonin në Ferentino, ku fqinjët kanë raportuar se prej kohësh burri ushtronte dhunë ndaj gruas së tij. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë me dije, është vënë në pranga, ndërsa pritet që të hënë të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën e sigurisë.