Një banesë në lagjen nr.12 në Durrës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

"DurrësLajm" mëson se në momentin e ngjarjes në banesë nuk ndodhej njeri.

Ndërhyrja në kohë e forcave të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që ka shkaktuar djegien e kuzhinës së banesës.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.