Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, adoleshenti përfundon në spital

Postuar: 16/04/2018 - 14:40

Sherret me thika mes të rinjve në Durrës për arsye nga më banalet, nuk kanë të sosur edhe pse rastet me fund tragjik nuk kanë munguar në këtë qytet.

Durrsakët u tronditën jo pak kur në muajin mars, adoleshenti 16-vjeçar Anxhelo Gjakozaj vdiq në duart e kushëririt të tij pas një zënke me bashkëmoshatarin Devi Lala.

Por edhe pas kësaj ngjarjeje të rëndë, sërish djemtë e rinj të këtij qyteti zgjedhin t’iu japin zgjidhje 'problemeve' të tyre nëpërmjet dhunës e thikës.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15 e njohur si zona e Spitallës, ku 19-vjeçari N.B., banues në Durrës ka goditur me thikë shtetasin D.H., vjeç 17.

Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkaqet e një ngjarjeje të tillë, ndërsa mësohet se 17-vjeçari banues në Durrës ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 19-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" sipas nenit 89 i Kodit Penal.

Është për të ardhur keq që të rinj të cilët do të vendosin për të ardhmen e vendit, përplasen dyerve të institucioneve të drejtësisë, në një moshë kur institucioni i vetëm që duhet të ketë prioritet për ta është shkolla e mik i pandarë nga dora e tyre duhet të jetë libri, jo thika, arma apo çfarëdo lloj mjeti tjetër që cënon e merr jetë!

G.D.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pas kapjes së autorit të dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit Mario Majollari, Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për op

Një 43 vjeçar në Gramsh është arrestuar nga policia për kanosjen e një mjeku në spitalin e këtij qyteti.

Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit.

   Rreth orës 22:00 është raportuar se në fshatin Drisht, Shkodër janë dëgjuar të shtëna me armë.

   Kjo është shqiptarja që është dënuar me 14 muaj burg nga një gjykatë në Britani, pasi akuzohet për mashtrim.

   Një grua në moshë të thyer ka përjetuar këto ditë momente të vështira.

   Një kryefamiljar nga Durrësi është larguar nga shtëpia e tij që në datë 15 prill dhe deri tani familjarët nuk dinë asgjë për fatin e t

   Një zjarr ka përfshirë ashensorin e një pallati në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në Tiranë.

   Ka kaluar më shumë se një muaj që kur 21-vjeçarja Marjana Cmeta u fut pas hekurave për vrasjen e vjehrrës së saj.

   Një sherr masiv është regjistruar, një ditë më parë, në lagjen nr.12 në Durrës, në të cilin kanë mbetur të përfshirë 4 persona.