"I vdekur mbeti Anxhelo por viktimë e asaj ngjarjeje jam unë" rrëfimi i plotë i Devi Lalës

07/03/2018 - 13:16

Është zbardhur e plotë dëshmia e adoleshentit Devi Lala, i cili më 2 mars në zonën e Spitallës në Durrës qëlloi për vdekje me thikë 16-vjeçarin Anxhelo Gjakozaj.

Lala ka treguar në sallën e gjyqit se ai dhe viktima ishin konfliktuar dy ditë më parë dhe ndaj kishte blerë edhe thikën më të cilën qëlloi Anxhelon pasi e priste sulmin e këtij të fundit.

"Pavarësisht se i vdekur mbeti Anxhelo, viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak", është shprehur adoleshenti që shkaktoi vdekjen e bashkëmoshatarit të tij.

Gjyqtari e pyeti gjatë seancës se pse ishin konfliktuar.

"Dy ditë para ngjarjes, ne u konfliktuam në lagje. Kishim njohje me njëri-tjetrin, por nuk ishim shokë. U konfliktuam, pasi më provokuan ai me kushëririn e tij. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë që e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur. Atë ditë, shkova në shkollë dhe pasi mbarova mësimin, u ktheva në shtëpi. Hëngra pak bukë, lashë çantën e librave dhe dola për të shkuar në qendër ku rrinë shokët e tjerë. Në momentin që po zbrisja, Anxhelo dhe kushëriri i tij më kishin zënë pritë tek ura, pak metra larg vendit ku do shkoja unë. Kur u afrova, me sulmuan të dy, më qëlluan dhe më shtrinë në tokë, duke më goditur me mjete të forta dhe telefonat celularë në kokë. I ndodhur në këto kushte dhe i pafuqishëm për t’u larguar, nxora thikën dhe e qëllova Anxhelon disa herë, më shumë nga frika se sa nga dëshira për t’i bërë keq. Pasi e qëllova, u largova së bashku me thikën, të cilën e hodha disa metra më tej në një kanal. Anxhelo, i plagosur, iu drejtua shtëpisë së tij, ndërsa atë djalin tjetër që është kushëriri i tij, nuk e pashë se nga iku. I vetëdijshëm për çfarë kisha bërë, prita të vinte Policia", ka deklaruar gjatë seancës për masën e sigurisë Devid Lala, i cili u la në burg nga trupi gjykues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.

Komisioneri Europian për Negocimet Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn të martën shprehu mbështetjen për të drejtën e pro

Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, ka denoncuar tre p

Vrasja e Jurgen Kurtit ka dyshime se është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e dhunshme ditën e shtunë në datë 16 mars para pa

Ministri fton studentët të orientohen për punësim sezonal në Portin e Durrësit, të aplikojnë në Policinë e Shtetit, dhe për praktika prof

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualish