Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar për gjendjen e godinës së Njësisë Administrative Ballagat, duke publikuar pamje nga ambientet dhe duke ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët.

Korreshi e ka cilësuar situatën si “skandaloze”, ndërsa ka ironizuar Reformën Territoriale, duke shkruar se gjendja është e papranueshme për një institucion që duhet t’u shërbejë banorëve.

“Palo Reforma Territoriale!

Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!!

Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze.

Jam i shokuar”, shkruan Korreshi në Facebook.