Seanca e sotme gjyqësore ku Apeli i Shkodrës pritet të japë vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në rrugën e Kombit është shoqëruar edhe me protestën e qytetarëve.

Jashtë ambienteve të gjykatës vijojnë të hidhen tymuese, ndërsa një e tillë është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit.